Categories Sport

Polakët e pranojnë hapur: Na dha një dorë edhe arbitri!

Fitorja 4-1 ndaj Shqipërisë e ka rritur entuziazmin te polakët dhe pas ndeshjes portali “przegladsportowy.pl” analizon situatën e skuadrës së tyre duke renditur 5 konkluzione pas suksesit të fundit.

Në pikën e tretë ata rendisin gjykimin, ku e pranojnë që gjyqtari italian, Mauricio Mariani, nuk i shqetësoi në këtë takim, madje i ndihmoi se ndërhyrja e Glikut ndaj Manajt në pjesën e dytë ishte e gabuar dhe një penallti e mohuar për Shqipërinë. Analiza e kësaj medie polake nis kështu: “Pas rënies së komunizmit, qytetet shqiptare u rritën me shpejtësi, që do të thoshte se ata kishin probleme me furnizimin me energji elektrike në fillim.

Ndonjëherë në Tiranë energjia mungonte gjithë ditën. Mbrojtja polake nuk ka probleme me ‘energjinë elektrike’. Skuadra polake po luan ende shumë nervoz në mbrojtje. Ju nuk mund të luani në atë mënyrë, anglezët do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm atë”. Pesë konkluzionet e kësaj medie për fitoren 4-1 të Polonisë ndaj Shqipërisë ishin:

1- Mbrojtje elektrike;

2- Më në fund Souza buzëqeshi me lumturi;

3- Gjyqtari nuk na shqetësoi;

4- Polakët me kokë të qetë;

5- Funksionimi i pjesëve u shpërblye në fund me fitore. Te pika tre, media e mësipërme shkruan se në vitin 1984 kur Shqipëria barazoi 2-2 me Poloninë në transfertë, pati shumë kontestime nga ana e polakëve për gjykimin. Sipas tyre, gjyqtari zviceran Bruno Galler favorizoi shqiptarët, por ndryshe ka qenë sjellja e arbitrit mbrëmë.

“Nuk kishte një gjë e tillë të enjten. Përkundrazi, Mauricio Mariani ndihmoi skuadrën polake, veçanërisht në pjesën e dytë, kur nuk fishkëlleu një goditje dënimi të qartë pas faullit të Kamil Glik ndaj Rej Manajt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME