Categories Lajme

Policia zbulon çfarë u gjet pranë ”Brrylit”, priten ekspertët antieksploziv të RENEA-s

Policia ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me një send të dyshimtë që u gjet sot në rrugën ‘Martin Camaj’ e njohur ndryshe dhe si zona e Brrylit.

Sipas policisë sendi i dyshimtë është i ngjashëm me një radio që përdoret nga punonjësit e policisë private, e megjithatë pritet mbërritja e ekspertëve antieksploziv të RENEA për të bërë këqyrje më të detajuar të objektit. Policia ka rrethuar zonën në fjalë, për shkak se në afërsi ndodhet dhe një shkollë 9-vjeçare.

Deri në sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e shpërthimit të kontrolluar zona do të vijojë të qëndrojë e rrethuar nga punonjësit e policisë. Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë në lidhje me këtë objekt të dyshimtë, dhe policia për shkak se kemi të bëjmë me një zonë mjaft të populluar, ka vlerësuar maksimalisht situatën.

Njoftimi i policisë: Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME