Categories Lajme

Politikanët shqiptarë urojnë Krishtlindjet për besimtarët e krishterë

Mbrëmjen e sotme kremtohet lindja e Krishtit, një natë e bekuar për të gjithë besimtarët e krishterë anë e mbanë botës. Sigurisht që me rastin e kësaj feste, nuk mund të mungonin edhe urimet e politikanëve shqiptarë.

Ilir Meta/ Edhe Kreu i Shtetit, Presidenti Ilir Meta i është bashkuar urimeve me rastin e Krishtlindjeve. Meta është ndaluar specifikisht në urimin e tij për bluzat e bardha, të cilat këtë vit kanë qenë në frontin e parë me luftën me Covid-19. Ai ka falenderuar për të gjithë punën e bërë dhe ka uruar që këto Krishtlindje të shërbejnë si moment reflektimi për të forcuar solidaritetin dhe dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit.

Meta: Një urimi zemre kam për të gjithë punonjësit e sistemit të shëndetësisë, për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke i falenderuar njëkohësisht për sakrificat, përkushtimin, qëndresën dhe forcën, që po na dëshmojnë çdo ditë në këtë luftë aspak të lehtë. Gëzuar të gjithë nëpunësve publikë, të cilët këtë Krishtlindje nuk do të jenë pranë familjeve të tyre, por në shërbimin tonë.

Le të shërbejë kjo Krishtlindje për të gjithë ne, si një moment reflektimi, për të forcuar solidaritetin, humanizmin dhe dhembshurinë, në veçanti ndaj të moshuarve, të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë, si dhe të rikthejmë shpresën tek të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm, për të mos ta braktisur më Atdheun tonë, për mungesë besimi dhe mundësish.

Lulzim Basha/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë pas këtij viti të vështirë që kaluam si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Basha: Kjo Krishtlindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë. Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gramoz Ruçi/ Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi me anë të një mesazhi të gjatë, ka shprehur urimet e tij për të gjithë shqiptarët. Ruçi ka thënë se pas muzgut të pandemisë, po agon dita që vjen prej dashurisë dhe dëshirës për jetën.

Ruçi: Mesazhi i Krishtlindjeve është më i fuqishëm dhe më domethënës se asnjëhere në jetën e brezave që sot festojnë: familja, besimi, ndihma, solidariteti, mirënjohja, komuniteti, përkushtimi dhe mirësia janë sfiduesit më të mëdhenj të pandemisë. Pas muzgut që shkaktoi pandemia, po agon drita që vjen prej dashurisë, forcës njerëzore dhe dëshirës për jetën. Te fuqia dhe bukuria e besimit të zbulojmë bukurinë e dashurinë njerëzore.
Le të vazhdojmë t’i nxjerrim jashtë jetëve tona armiqsitë, konfliktet, individualizmin, egoizmin dhe teprimet dhe t’i kushtohemi mbrojtjes së jetëve njerëzore. Pasioneve dhe egocentrizmit t’u kundërvemë përkushtimin për të ndihmuar, shëruar, shërbyer e shpëtuar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME