Këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar pas kritikave për veshjen e saj në Festivalin e Këngës. Ajo kishte guxuar me veshjen e saj, pas fustani të jepte idenë se kishte dalë e zhveshur në skenë. Mirëpo në foton e saj të publikuar në rrjetet sociale, shihet se ka të veshur pantallona, por janë në ngjyrën e mishit.
Komentuesit e shumtë kanë vërshuar me kritika dhe ofendime në drejtim të saj për shkak të veshjes. “Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer.
Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar. Nuk dua të zgjatem shumë ama dy fjalë do i them. Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten.
Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në foton me cilësi! Kushdo që ka njollosur imazhin tim do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat! S’e di si ju zë gjumi. Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi”, shkruan Xhesika.

