Categories Lajme

Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen në një çështje me “Plumbin e Artë” edhe katër vrasje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”.

SPAK kërkoi këtë të martë në GjKKO që të bashkohet me dosjen edhe çështja penale e dy vrasjeve me katër viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 në Durrës, për shkak se janë përfshirë të njëjtat persona.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, në prill 2022, nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK duke bashkuar dy çështjet.

Personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga ajo e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku u përcaktua e gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Ushtari i Dumanit implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”. Seanca paraprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME