Categories Lajme

Rama flet për sulmet në Veri të Kosovës: Prishtina po mbytet me një lugë ujë! Serbia bëri një skandal…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova po mbytet me një lugë ujë dhe sipas tij, “po ja bën vetes”.

Kreu i qeverisë theksoi se do të ishte dramatike që Kosova të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE.

Ai u shpreh se Prishtina duhet të ulet në tryezë dhe të firmosë planin franko-gjerman, duke shtuar se është gjëja më e mirë e mundshme që mund t’i ndodhë.

Kryeministri Rama shtoi se zia kombëtare në Beograd ishte një skandal, por kjo s’mund të jetë arsye për të frenuar procesin

“Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes. S’ka qenë kurrë më mirë, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE, dramatike. Të dyja palët kanë në tavolinë, planin franko-gjerman është gjëja më e mirë e mundshme që mund t’i ndodhë Kosovës.

Jam i bindur që e mira e madhe e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por ta firmosë dhe ekzekutojë ulitarelisht  marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë, Kemi dokumentet do i zbatojmë dhe s’na intereson çfarë bën Serbia. Paqja bëhet për veten, jo për t’i shërbyer armikut.

Është një mundësi e artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë dhe që të mbytet në një lugë ujë, se çfarë thotë e çfarë bën presidenti serb, Duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe t’i dedikohet rrugës europiane. Këto nuk janë kushte që i vendos BE janë mundësira themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes.

As nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë flamurin e paqes e dialogut. Zia kombëtare në Beograd ishte një skandal. Kjo s’mund të jetë arsye për të frenuar proces ”, tha Rama në konferencë me presidentin francez Emmanuel Macron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME