Categories Showbiz

Delinda Disha dhe bashkëshorti i saj flasin për marrëdhënien e tyre: Nuk jemi çift perfekt….

Prej disa javësh, Delinda Dishën, e shohim si aktore në emisionin më të ri të humorit “Klanifornia”.Po ashtu, edhe partneri i saj, Eldo Disha është pjesë e stafit të emisionit si kostumograf.

Por si është kjo eksperiencë e re për të dy? Aktorja e ka zbuluar në një intervistë për “Jo vetëm modë”.“Eldo përveç se më mbështet, shumë nga tekstet e mia i shkruan. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe tema të ndryshme, qoftë edhe ide. Përveç se konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo është një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale”, është shprehur Delinda.

Eldo nga ana tjetër, ka treguar se mes tyre ka zënka si çdo çift.

“Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift”, thotë Eldo. Delinda dhe Eldo janë në një marrëdhënie shumëvjeçare dhe prindër të një djali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME