Categories Sport

Premier League ul siparin/ Chelsea dhe United në Champions, shpëton Aston Villa

Merr fund edhe një tjetër sezon në Premier League dhe java e fundit prodhoi 33 gola. Liverpool fitoi titullin kampion, duke rikthyer trofeun e madh pas 30 viteve në “Anfield”. Skuadra e Klopp fitoi 1-3 në fushën e Newcastle, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 99 pikëve. Manchester City u rendit i dyti, teksa sot u mësuan edhe dy skuadrat e tjera që do të garojnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ata janë Chelsea dhe Manchester United, që fituan 2-0 dhe 0-2 kundër Wolves dhe Leicester City. Ekipi i Frank Lampard zgjidhi gjithçka në minutat shtesë të pjesës së parë, aty ku shënuan Mason Mount (eurogol) dhe Oliver Giroud. Chelsea e mbylli sezonin në vend të katërt me 66 pikë, po aq sa “Djajtë e Kuq”. Djemtë e Ole Gunnar Soslkjaer fituan 0-2 përballjen direkte jashtë fushe me Leicester City. Miqtë luanin për dy rezultate, ndërsa fitorja ishte alternativa e vetme e Leicester City.

Bruno Fernandes ktheu në gol një penallti në minutën e 71-të, teksa Lingard dyfishoi në minutën e tetë shtesë, duke i dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tyre. Vendi i pestë dhe kualifikim në Europa League për “Dhelprat” e Rodgers, kompeticion ku do të luajë edhe Tottenhami i Jose Mourinhos (barazoi 1-1 në fushën e Crystal Palace).

Aston Villa fitoi garën me Watford dhe siguroi qëndrimin në elitë. Ekipi nga Birmingemi, barazoi 1-1 në fushën e West Ham dhe u ndihmua nga Arsenali. Djemtë e Unai Emery mposhtën 3-2 Watford, që do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, bashkë me Bournemouth dhe Norwich.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME