Categories Lajme

Presidenti Begaj viziton shtëpinë e Jeronim De Radës. Nderon poetin arbëresh Zef Serembe me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekoruar pas vdekjes dy figura të rëndësishme të letërsisë sonë arbëreshë, Zef Serembe me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Jeronim De Rada, poetin e “Këngëve të Milosaos”.

Presidenti gjithashtu ka vënë lule në varrin e De Radës dhe në bustin e Skënderbeut.

Njoftimi për shtyp:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, sot në ditën e tretë të vizitës në Kalabri, u takua me komunitetin arbëresh dhe autoritetet vendore në Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, Vaccarizzo Albanese dhe San Giorgio Albanese.

Presidenti Begaj vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Macchia Albanese, vendosi kurorë lulesh në bustin e tij dhe vizitoi varrin ku prehet rilindasi arbëresh, në Kishën e Shën Mërisë së Konstandinopojës.

“Arbëreshët e Italisë kanë shumë për t’u krenuar. Por ju të Macchia Albanese keni shumë më shumë arsye, pasi mbani në gjirin tuaj rilindasin Jeronim De Rada, poetin e madh që i këndoi e dha kontribut për Shqipërinë.
Unë jam rritur me De Radën e më vjen keq që erdha pas kaq vitesh ta takoj atë. Ju faleminderit të gjithëve për gjithë atdhedashurinë tuaj të pamasë!”- deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj nderoi poetin tjetër arbëresh, Zef Serembe, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vendosi një kurorë me lule pranë statujës në San Cosmo Albanese.

Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Presidenti Begaj ndau çmime për gjashtë personalitete arbëreshe të komunës për kontributin patriotik. Presidenti Begaj vendosi një kurorë lulesh edhe në bustin e Skënderbeut.

Në ceremoninë e mbajtur në San Cosmo Albanese, Presidenti Begaj falenderoi të pranishmit për mikpritjen duke u shprehur:
“Te dëgjosh në San Cosmo Albanese këngën “Jam Kosova – Jam Shqipëria” nga femijët arbëresh ishte vërtet një emocion i jashtëzakonshëm. Shqipëria-Arbëria-Kosova, jemi të lidhur nga ADN me atdhedashuri. Kjo është e jashtëzakonshme!”

Presidenti Begaj deklaroi se gjatë gjithë takimeve ka gjetur mbështetje për projekte të reja Shqipëri-Kalabri, përfshirë edhe fushën e turizmit.

“Jam i bindur se përmes promovimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit midis Rajonit të Kalabrisë dhe Shqipërisë, do të krijohen mundësi të shumta shkëmbimesh në fusha të ndryshme e me interes të ndërsjellë, me një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në industrinë turistike e kulturore,” – u shpreh më tej Presidenti.

Ndërsa vlerësoi rritjen e turizmit gjatë këtij viti në Shqipëri, Presidenti Begaj apeloi për hartimin e një një programi të përbashkët strategjik: “Këto potenciale turistike shqiptare, si dhe potencialet e konsoliduara turistike të Rajonit të Kalabrisë, që laget nga dy dete dhe me peizazhe të mrekullueshme, na bëjnë optimistë për mundësitë e panumërta të bashkëpunimit të koordinuar dhe të integruar në fushën e turizmit.”

Në takimin që zhvilloi me sipërmarrës të shoqatës “ Lions Club Arbëri” në San Demetrio Corone, Kreu i Shtetit propozoi hapjen e zyrave operacionale të afta për të përfituar nga avantazhet e rëndësishme përsa i përket investimeve.

“Ju ftoj ta shikoni vendin tonë si një horizont miqësor për aktivitetet tuaja ndërkombëtare të ardhshme, sepse ka shumë interesa të ndërsjella që pasqyrojnë mundësitë sipërmarrëse dhe të punës, që nga këtu, sot, nga Arbëria e Kalabrisë, mund të vendosim të fillojmë së bashku, duke parë me entuziazëm të ndërsjellë ndërtimin e aktiviteteve dhe nismave që mund të plotësojnë kërkesat e ndryshme që kërkojnë përgjigje konkrete’”, deklaroi Presidenti Begaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME