Categories Bota, Lajme

Princi arab “tundon” Mitsotakis me ofertën

Arabia saudite është gati të nisë investime madhore në Greqi. Ky ishte zotimi që princi i kurorës Mohammed bin Salman i bëri sot kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis gjatë konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike.

“Ne kemi 5 miliardë euro për ju. Na tregoni se në cilët sektorë doni t’i investoni”, citohet t’i ketë thënë kryeministrit grek Mohammed bin Salman, i cili u prit me nderime të veçanta nga krerët e Arabisë Saudite.

Delegacioni grek ka hedhur në tryezë një propozim për krijimin e një linje të dhënash që do të lidhë Greqinë me Arabinë Saudite. Propozimi ka gjetur terren pozitiv dhe ka gjasa që ky projekt, i cili konsiderohet me rëndësi të madhe gjeostrategjike dhe ekonomike, të jetë projekti i parë i bashkëfinancuar nga të dy vendet.

Plani, i njohur si EMC, parashikon lidhjen e Greqisë me Qipron, Izraelin, Palestinën, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, me mundësinë e shtrirjes së infrastrukturës kabllore në Singapor dhe Malajzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME