Categories Lajme

Pronari shqiptar vë 1.000 dollarë shpërblim për gjelin e vjedhur

Pronari i një restoranti në Wisconsin, në SHBA, kërkon statujën e gjelit që i kanë grabitur, para oborrit të restorantit. Statuja gjigante e gjelit u grabit javën e kaluar thot Shqiptari. Pas kërkimëve të pasuksesshme nga policia, pronari i restorantit, Artan Shabani, vendosi të ofrojë shpërblim prej1.000 dollarësh dhe një vakt falas, për këdo që gjen statujën e gjelit. Pronari thotë, për Fox News, se ai zbuloi se gjeli ishte vjedhur kur një nga klientët e tij e pyeti nëse ai e kishte hequr statujën.

“Shkova te dera dhe pashë që nuk ishte më.” theksoi ai. Gjeli ishte i lartë 3.6 metra dhe i gjerë 1.2 metra dhe ishte vendosur në tokë me trarë çeliku. Sidoqoftë, nëse hajduti synon ta shesë gjelin për para, Shabani thotë se është i gatshëm ta blejë statujën për 1.000 dollarë. “Ishte me të vërtetë një pikë referimi për komunitetin,” shprehet pronari i restorantit. “Njerëzit, mbërrinin deri këtu për të bërë fotografi me gjelin,” tha ai, duke shtuar se nëse nuk e gjente do të blinte një tjetër. “Nuk e di sa do të pres.Por, unë do të kërkoj një të ri. Duhet ta bëj, sepse siç thashë, statuja është një pikë referimi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME