Categories Lajme

Luan Rama: Takim me mjeshtrat e Vlorës, djem të mrekullueshëm e specialistë

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, Luan Rama, vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Takimin e radhës, Luan Rama e ka pasur me disa djem të rinj vlonjatë që punojnë në pikat e shërbimit të riparimit të makinave. Në një postim në Facebook, Rama i cilëson këta të rinj si mjeshtrat e Vlorës, djem të mrekullueshëm, specalistë të zotë e qytetarë të mirë. Në vijim postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook:

Me mjeshtrat e Vlorës: DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË,
QYTETARË TË MIRË … Ata janë mjeshtrat e Vlorës. Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do. Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar.
Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europine në marrdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME