Categories Lajme

Bangladesh, Trageti i pasagjerëve përplaset me anijen e mallrave

Ekipet e shpëtimit në Bangladesh  kanë gjetur 25 trupa të mbytur në një lumë, pasi një anije mallrash u përplas me një traget me pasagjerë dhe u përmbys, tha një zyrtar ditën e sotme. Trageti ML Rabit Al Hasan u mbyt të dielën në mbrëmje  pasi u godit nga një anije mallrash në lumin Shitalakkhya në rrethin Narayanganj, pak jashtë Daka, thanë zyrtarët.

Zyrtari i zjarrit dhe mbrojtjes civile Ershad Hossain tha se ekipet e shpëtimit gjetën pesë trupa brenda natës dhe 20 të tjerë gjatë ditës së sotme. Nëntë njerëz të tjerë mbetën të zhdukur, tha ai.

Hossain tha se trageti dykatësh po udhëtonte për në rrethin fqinj Munshiganj me më shumë se 50 pasagjerë kur ndodhi aksidenti. Autoritetet fajësuan anijen e ngarkuar me vaj për goditjen dhe kanë filluar hetimet. Sadhan Saha, 50 vjeç, mori trupin e gruas së tij, por dy djemtë e tij mbetën të zhdukur.

“Gruaja ime shkoi në Daka për kurimin syve të djalit. Ata po ktheheshin me traget në mbrëmje. Herën e fundit që fola me gruan time para aksidentit, ajo tha se ishin në rrugën e kthimit, ” tha  Saha për gazetën Prothom Alo. “Tani nuk kam më askënd në familjen time.”

Aksidentet me tragete janë të zakonshme dhe shpesh shkaku është mbipopullimi i trageteve. Tragetet janë një mjet kryesor i transportit veçanërisht në rajonet jugore dhe verilindore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME