Categories Lajme

Transporti publik kërkon vaksinimin e punonjësve

Punonjësit e transportit publik, janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, dhe përballen çdo ditë me rrezikun e infektimit, me këtë argument shoqatat kërkojnë që edhe ky sektor të jetë ndër primarët në vaksinim anti-covid. Dashnor Memaj përfaqësues i transportit urban dhe interurban, thotë se punonjësit e këtij sektori kontribuojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk duhet të mënjanohen.

”Jemi kontribuues shumë të mëdhenj në buxhetin e shtetit, mund të përmend që sipas INSTAT janë 14 mijë individë të punësuar, dhe vetëm për sigurime shoqërore dhe shëndetësore aktualisht paguajmë 1.2 miliardë lekë të vjetra në muaj. Mesa duket transporti është i lënë anash, nuk e di pse nuk trajtohemi me dinjitet”,-thotë Mema për ”Report TV”.

Duke qenë se është një nga sektorët më të goditur nga pandemia Covid-19, kërkesat që ju drejtuan qeverisë për mbështetje ishin të shumta, por sa prej tyre janë ende sot në fuqi? ”Ato kërkesat që kemi parashtruar asnjëra nga ato nuk është marrë në konsideratë, se vetëm në atë mënyrë mund të dilnim nga kriza dhe situata e vështirë ku jemi. Ajo paketë që kemi kërkuar ne është oksigjeni ekonomik për kapërcimin e krizës. Të ardhurat në 2020 kanë rënë me 60-70% më pak se vitin paraardhës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME