Categories Lajme

Protesta e gazetarëve për anti-shpifjen, Koçiu: E turpshme! Një parti që po vendos veten mbi vendin

Teksa ka nisur seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit prej disa minutash, gazetarët dhe aktivistë po protestojnë.

Gazetarët janë mbledhur për të kundërshtuar paketën anti-shpifje që pritet të votohet sot në Kuvend.

“Mos ma prek fjalën e lirë” është slogani që gazetarët kanë zgjedhur. Ndërkohë, gazetarja Mimoza Koçiu sqaroi arsyet pse gazetarët janë kundër këtyre ndryshimeve ligjore.

Koçiu theksoi se drafti është bërë publik mbrëmë dhe se Parlamenti është kthyer tashmë në sekretariatin e kryeministrit.

Po ashtu gazetarja nënvizoi se ata janë kundër dhe se kjo është e turpshme pasi për hartimin e draftit nuk janë bërë konsultime me gazetarët.

“Na kanë se sjellë draftet të ndryshuara edhe Parlamenti është kthyer në sekretariatin e kryeministrit.

Ne vazhdojmë ti qëndrojmë qëndrimit tonë që nuk duam që qeverinë ta kemi redaktore. Ne po e shohim se çfarë po ndodh me Parlamentin, por shohim edhe si po kalon ky ligj.

45 vjet është përpjekur Enver Hoxha të ndalojë fjalën e lirë, por njerëzit kanë arritur ta flasin dhe ta thonë fjalën e tyre. Është një sinjal se çfarë po ndodh. Shqipëria po tentohet të kthehet pas, është një parti që po vendos veten mbi vendin. OSBE nuk ka certifikuar akoma ligjet.

Ne jemi kundër çdo lloj ndryshimi kozmetik. Njëherë nuk është bërë konsultimi me gazetarët, e pranuan edhe njerëzit e kryeministrit mbrëmë nëpër studio. Kjo është e turpshme. Si mund të bësh diçka për një komunitet gazetarësh dhe të mos i pyesësh. Diktatorët bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh Koçiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME