Categories Lajme

Rama këmbëngul deri në fund për paketën ‘Antishpifje’, ambasadori i Austrisë në Tiranë del hapur kundër

Ambasadori austriak në vendin tonë Christian Steiner i pyetur nga mediat në Elbasan për ligjin e medias është deklaruar kundër kalimit të tij në Kuvend, nga mazhoranca socialiste.

Ai u shpreh se liria e medias është themelore dhe duhet respektuar, ndërsa ka mbështetur dhe qëndrimin e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic,  e cila tha dje se  “Paketa antishpifje”, e propozuar nga qeveria shqiptare “ka nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”.

“Unë mendoj se media duhet të jetë e lirë”, është shprehur ambasadori austriak.

“Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të ekzagjeruara dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe ndërhyrja e një rregullimi nga Shteti të mediave online, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend” , theksoi dje zonja Mijatovic, e cila më parë ka mbulluar dhe funksionin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e mediave.

Në deklaratën e saj për situatën e krijuar në Shqipëri, Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut nënvizon se “është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe që të mbizotërojë vetë-rregullimi nga ana e mediave, përfshirë mediat online”, ndërsa i bën “thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë projekt-ligjet aktuale dhe t’i bëjnë ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME