Categories Lifestyle

Pse nuk duhet të hani ose të merrni ilaçe para se të bëni analizat

Në shumicën e analizave laboratorike është e udhës që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri dymbëdhjetë orë para se të japë gjak.

Vetëm një kafe e mëngjesit me sheqer para dhënies së gjakut mund të jetë shkak për rezultate “të rreme”, para së gjithash, të glukozës. Për këtë shkak, përgatitjet para dhënies së gjakut duhet marrë me seriozitet dhe duhet përmbajtur udhëzimeve të mjekut. Për shumicën e analizave laboratorike është e dëshirueshme që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri në dymbëdhjetë orë.

Darka e pasur, me ushqim të yndyrshëm mund të shtojë vlerat e triglicerideve dhe të kolesterinës në gjak: – Pacientëve u rekomandohet që para se të shkojnë për analiza të mos hanë produkte nga qumështi, vezë, ushqime të fërguara, mish apo bukë të bardhë. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e pasura me vitamina.

Një ditë para analizave duhet të hahet ushqim i lehtë, për shembull, perime të ziera por vetëm duke mos e tepruar sasinë. Madje edhe nëse vetëm një kafshatë të vogël “fusim në gojë” drejtpërdrejt para dhënies së gjakut mund të rrisë vlerat e yndyrës. Rregulla e mosmarrjes së ushqimit posaçërisht vlen për ata pacientë të cilët dëshirojnë të konstatojnë nivelin e yndyrës në gjak. Në mënyrë që t’i marrim rezultatet plotësisht të sakta të yndyrës, pacientët nuk bën të hanë asgjë 12 orë para dhënies së gjakut. Për të gjitha analizat e tjera është e udhës të mos hahet 6 ora para dhënies së gjakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME