Categories Lajme

Pse pacientët me reumatizëm vuajnë më shumë në dimër?

Dimri është armiku i atyre që vuajnë nga sëmundjet reumatike. Në fakt, pothuajse të gjithë pacientët, në muajt e ftohtë, raportojnë një përkeqësim të kushteve të tyre. ”Por, vetë i ftohti nuk është përgjegjës”, sipas Carlo Francesco Selmi, kreu i Reumatologjisë në spitalin ”Humanitas” në Milano.

“Tre faktorë të tjerë të papritur komplikojnë jetën e pacientëve me reumatizëm në këtë periudhë: aktiviteti i zvogëluar fizik, mungesa e diellit dhe çrregullimet e gjumit”, theksoi profesor Selmi.

Sipas studiuesve njerëzit kërkojnë në internet fjalët “artrozë” dhe “artrit reumatoid”, dhe rezultatet tregojnë një rritje të fortë të klikimeve në muajt e dimrit, duke arritur kulmin në mars, dhe më pas kërkimi i këtyre temave bie në muajt e verës. ”Muajt e dimrit shoqërohen me të paktën tre faktorë që shpjegojnë këtë ndryshim, përkatësisht me faktin se në dimër ka më pak ushtrime fizike dhe kjo përkeqëson situatën e atyre që vuajnë nga sëmundje inflamatore siç është artriti reumatoid si nga pikëpamja imunologjike dhe nga pikëpamja e shtimit të peshës”, theksoi Selmi.

”E dyta është ekspozimi i zvogëluar ndaj rrezeve të diellit dhe për këtë arsye një përthithje më e ulët e vitaminës D, e shoqëruar me një rritje të inflamacionit”, shtoi ai. ”E treta është gjumi. Disa njerëz ankohen për të ashtuquajturën pagjumësi dimërore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, por që ka si pasojë një efekt të rëndësishëm pro-inflamator në organizëm”, analizoi studiuesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME