Categories Sport

Zamparini këshillon publikisht Dybala: Lëre Juventusin, shko te kjo skuadër e madhe

Paulo Dybala po jeton ditë të vështira te Juventusi. Pas kthimit nga dëmtimi i muskujve, numri 10 i Argjentinës luajti një ndeshje të nivelit të ulët kundër Lazio, duke përfunduar në qendër të kritikave.

Në mbrojtje të tij doli Maurizio Zamparini, ish-presidenti i Palermo, i cili në vitin 2012 e solli atë në Serie A, duke e blerë nga Instituto de Cordoba. Në një intervistë për “Tuttosport”, ai foli për vështirësitë e “Joya” dhe se si, nga këndvështrimi i tij, futbolli spanjoll është më i përshtatshëm për të:

“Unë jam ende i bindur se Paulo është Messi i ri. Dybala, sikurse një kampion, është edhe djalë shumë i mirë. Dhe nuk mund ta kuptoj pse shumë njerëz të brendshëm priren ta harrojnë atë. Që Dybala nuk është fillestar në Serie A, kjo është një blasfemi. 

Paulo, po të kishte ndjekur këshillën time tri vite më parë, duhej të largohej nga Torino. Unë i thashë qartë: Paulo, për të mirën tënde duhet të largohesh nga Juventusi. Futbolli i tij është fantazi. Ai është më shumë për kampionatin spanjoll; Barcelonën ose Real Madridin. Sidoqoftë, ai gjithmonë më ka thënë se ndihet mirë te Juventusi”.

Zamparini pastaj e këshilloi Dybala, duke deklaruar se, sipas tij, do të kishte nevojë të shkonte dhe të ishte kampion diku tjetër. Më konkretisht, e këshillon atë të shkojë te Real Madridi: “Këshillat që unë i jap sot janë të njëjtat: Paulo, lëre Juventusin dhe shko te Real Madridi. Ndoshta qysh në janar. 

Do të ishte një marrëveshje ideale për të gjithë. Për të, gjithashtu për Juventusin, i cili, nëse nuk gaboj, dy vera më parë u përpoq ta shiste. Paulo është një kampion dhe jo një lojtar dosido. Te Juventusi është Cristiano, një fenomen i vërtetë, ndaj Dybala duhet të shkojë dhe të bëjë Ronaldon në një tjetër klub të madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME