Categories Politike

Pse po largohen shqiptarët? Ish-deputetja: Në Shqipëri është instaluar sistemi i antivlerave

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, u ndal tek fenomeni i largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria, ndërsa për këtë ajo bëri përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin e vendit teska e akuzoi për keqqeverisje në disa fusha. Ajo tha se kryeministri Edi Rama, ka dështuar në realizmin e detyrave dhe premtimeve që ka artikuluar para qytetarëve në kohë fushatash. Por pse po ikin në mënyrë masive qytetarët shqiptarë, ish-deputetja Kërpaçi tha se shkak për këtë fenomen në rritje është bërë promovimi i anti-vlerave.

“Ne si opozitë kemi marrë përgjegjësitë për të qenë bashkë me ta për të hapur një kapitull të ri ekonomik dhe rikthimin e shpresë te qytetarët. Sot ne duhet të ishim pjesë e Bashkimit Europian, por kjo nuk ndodhi. Kjo qeveri nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe nuk mbajti premtimet as për shëndetësinë dhe as për 300 mijë vende pune. Çdo qeveri ka pasur problemet e saj, dhe nuk ka arritur 100% të rezultatit, por në asnjë moment nuk ka sjell këtë model që solli kjo qeveri. Ne duhet të vendosim në Shqipëri modelin që qytetari të votojë dhe vota e tij të jetë përfaqësuese. Që do të thotë që qytetarët shqiptarë të votojnë për të fituar më i miri dhe jo të devijojë siç është bërë në 2017, pasi vota e tyre nuk u lexua. Në Shqipëri është instaluar sistemi i antivlerave dhe më i miri nuk vlerësohet, pra ata (maxhoranca) thonë se dua këtë model me lidhje të shkurtra dhe kjo ka çuar në rezultatin e largimeve masive nga vendi”-tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME