Categories Bota, Lajme

Publikohet testamenti i Silvio Berlusconit, si u nda pasuria marramendëse mes pesë fëmijëve dhe gruas së fundit

Mediet italiane  kanë publikuar përmbajtjen e testamentit të Silvio Berlusconit. Fëmijët e tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi Berlusconi, pasi kanë lexuar testamentin kanë bërë të ditur se asnjë  prej tyre nuk do të mbajë i vetëm kontrollin mbi kompaninë Fininvest SpA, që më parë drejtohej nga babai i tyre.

“Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj. Kështu i shkruhej në testamentin e Berlusconit, drejtuar fëmijëve të tij të cilin e kishte shkruar gjatë rrugë  për në spitalin San Raffaele. Zarfi i pavulosur mban datën 19 janar 2022 me mbishkrimin “për fëmijët e mi”.

Testamenti u hap në praninë e dy avokatëve të themeluesit të Mediaset dhe Forca Italia, Luca Fossati dhe Carlo Rimini. Pjesa më e madhe e aksioneve të Fininvest shkon për Pier Silvio dhe Marina Berlusconi, fëmijët nga martesa e parë e Berlusconit me Carla Dal’Olio, të cilët sëbashku zotërojnë  53% të aksioneve.Ndërsa pjesa tjetër do të kontrollohet nga tre fëmijët e tjerë: Luigi, Eleonora dhe Barbara. Këta të fundit janë fëmijët nga  martesa e dytë e Berlusconit me Veronica Lario.

Në trashëgimin e tij ai kishte përfshirë dhe vëllain e tij, Paolo Berlusconi, të cilit i ka lënë 100  milionë euro. Marta Fascina, gruaja me të cilën u martua së fundmi nuk ngeli pa gjë. Berlusconi i ka lënë 100 milionë euro deputetes dhe 30 milionë euro për bashkëpunëtorin e ngushtë, Marcello Dell’Utri, drejtor i Forza Italia në vitin 1993.

Silvio Berluskoni ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë.

Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME