Categories Lajme

Qendra ”Lilium”, Manastirliu: Trajtim socio-shëndetësor për viktimat e dhunës seksuale

Tashmë për viktimat e dhunës seksuale, ka një qendër që financohet nga shteti dhe që garanton ofrimin e shërbimeve të integruara socio-shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës ku u prezantua anketa e OSBE-së ”Mirëqënia dhe Siguria e Grave”, theksoi se deri tani janë trajtuar 23 raste të dhunës seksuale, 11 prej tyre janë fëmijë. Sipas saj, sa më shumë prezantohet kjo qendër në të gjitha nivelet aq më shumë kërkohet shërbimi i saj i specializuar.

Dhuna seksuale është njëri prej aspekteve të dhunës me bazë gjinore. Sipas të dhënave të 8-mujorit të vitit 2019, janë raportuar 3184 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe 1924 kërkesë padi për mbrojtje. ”Shifrat tregojnë se, fenomeni i dhunës me bazë gjinore është ende një fenomen që mbetet shqetësues. Me ligjin ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i përmirësuar gjatë vitit të fundit, synojmë rritjen e denoncimeve dhe një reduktim të dhunës në familje dhe mbrojtje më të madhe për personat në marrëdhënie familjare por edhe mbrojtje të fëmijëve si në situatën kur dhunohen ashtu kur janë dëshmitarë”.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se nëpërmjet Fondit Social, do të financohen më shumë shërbime për gratë. ”MSHMS po financon për herë të parë Linjën e Këshillimit për gratë, e cila ofron shërbim këshillimi për viktimat e dhunës me bazë gjinore”. Duke theksuar se vitet e fundit Qeveria Shqiptare është angazhuar seriozisht për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit politik, social e ekonomik të gruas shqiptare dhe luftën kundër dhunës në familje, Manastirliu u shpreh se: ”Renditja e sapopublikuar e UN e rendit Shqipërinë nē vendin e pestë në Botë për pjesëmarrjen e grave në qeverisje -ku gjysma e kabinetit janë gra- tregon për një angazhim konkret të qeverisë shqiptare në çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri”.

Aktualisht mekanizmi kombëtar i referimit të rasteve të dhunës ofron një qasje të integruar të shërbimeve për të mbijetuarat e dhunës dhe siguron mbrojtje dhe mbështetje për to në nivel vendor. Janë ngritur 39 Mekanizma të Koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje, ndërsa 9 mekanizma janë në proces për tu ngritur në bashkitë Devoll, Malësi e Madhe, Ura Vajgurore, Maliq, Has, Divjakë, Dropull, Fushë-Arrëz, Selenicë, Kucovë, Rrogozhinë. Ministrja kërkoi shpejtimin e procesit për ngritjen e mekanizmit të referimit të dhunës në familje në çdo bashki, si përgjigje e menjëherëshme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet, sa më afër viktimave të dhunës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Maj 2024

DASHI Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një çift shqiptarësh dhunohen ashpër nga 3 persona në mes të rrugës në Greqi

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e së martës në Athinë mes pesë personave.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ 24-vjeçari paraqitet në spital, ngrihen pika kontrolli në zonë

Një 24-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta për policinë e Durrësit. Mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nami në Vlorë/ 5 shoferë të arrestuar në 2 javë, vendosen mbi 6300 gjoba nga Rrugorja

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e saj në 14 ditët e fundit. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, vihet në pranga 45-vjeçari

Gjirokastër, Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe…

LEXO ME SHUME