Categories Bota

Qeveria belge shqyrton propozimin për 4 ditë pune në javë

Qeveria Federale e Belgjikës është duke diskutuar për një propozim për shkurtimin e javës së punës me orar të plotë nga pesë në katër ditë.

Propozimi është paraqitur nga liberalët me qëllim që java e punës të bëhet më fleksibile: punëtorët me orar të plotë prapë do të punonin 38 ose 40 orë në javë, por këtë punë do ta kryenin për katër ditë e jo pesë, shkruan “The Burssels Times”.

Me këtë propozim, qeveria dëshiron që t’i inkurajojë kompanitë për të mbajtur ditë pune me orar më të gjatë – nëntë orë e gjysmë. Në këmbim të kësaj, punëtorët do të kishin një ditë pushim shtesë.

“Në parim, ne mendojmë se është diçka e mirë për lirinë e punëtorit, por sigurisht se duhet të jetë zgjedhje e tij”, tha Myerem Almaci, kryetare e Partisë së Gjelbër flamane. “Ka të bëjë me atë se si ata e organizojnë jetën e tyre. Duhet të përshtatet me jetën e njerëzve”, shtoi ajo, duke theksuar se duhet të dëgjohen edhe partnerët socialë para se të merret ndonjë vendim.

Jo të gjithë e kanë përkrahur këtë propozim. Sindikata socialiste e punëtorëve është kundër kësaj ideje, duke thënë se, mbi  të gjitha, qëllimi duhet të jetë që punëtorët me orar të plotë të kenë më pak orë pune në javë. Në fundjavën e ardhshme, Qeveria Federale do të diskutojë për atë se në cilët sektorë mund të zbatohet propozimi për katër ditë pune në javë dhe se si të gjendet një mundësi që orari ditor i punës të mos jetë shumë i gjatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME