Categories Lajme

Qeveria dha për 10 vite 50 milionë euro për 17 kilometra, çfarë qëndron pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë

Kjo që ka ndodhur me rrugën Korçë-Ersekë mund të jetë një aksident normal inxhinierik ose faj shumë i rëndë i një zinxhiri të gjatë institucionesh dhe kompanish: që nga kontraktori, mbikëqyrësi e deri njësia e monitorimit të projektit. Dëmi i shkaktuar mund të quhet tallje, por ne si popull me tallje jemi mësuar dhe nuk na bën përshtypje. Kolonjës kanë 10 vjet nuk po ia bëjnë rrugën dhe sërish 65% votuan Partinë Socialiste.

Ajo që nuk falet këtu është rrezikimi i jetës të udhëtarëve në një rrugë që hapet për qarkullim pa u kolauduar, certifikuar dhe marrë në dorëzim si e sigurtë. Kjo papërgjegjshmëri që hap rrugë për inagurim në prag zgjedhjesh duke marrë në qafë njerzit duhet të marrë fund. Në të kundërt duhet të veprojë drejtësia dhe t’i verë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që përveç talljes venë në rrezik jetën tonë.

Mbyllja e syve dhe mungesa e zbatimit të rregullave të mbikqyrjes, shkaktuan gjatë tërmetit 2019 dhjetra viktima dhe miliona euro dëme. Këto të fundit i kemi paguar nga xhepi me taksa dhe do t’i shlyejmë në të ardhmen po xhepi jonë sepse një pjesë janë borxh. Por mësime nuk duket se kemi marrë.

17 kilometra të lotit 2 Korçë-Ersekë kanë kushtuar afërsisht 50 milion euro. Segmenti ka standard normal të kategorisë C dhe vetëm një korsi. 1 kilometër i saj ka kushtuar 3 milionë euro. Por pavarësisht kësaj, rruga ka 10 vjet që nuk mbaron. Punimet për pjesën e parë (atë që ka rrëshkitur) duhet të ishin dorëzuar në vitin 2022, ndërsa për të gjithë veprën në prill të këtij viti.

Tenderi është fituar nga kompania A.N.K. në pronësi të vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola, ndërsa kompania ka marrë afro 4 milionë euro shtesë për punime të paparashikuara. A.N.K fitoi koncesionin për ndërtimin e rrugës me gjatësi 17 km Milot-Balldren me vlerë 310 milionë euro, projekt që u braktis pasi dështoi të siguronte paratë nga bankat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME