Categories Showbiz

Pyetjet anonime për Romeon në “BBV 3”: Reagon Donaldi (Të gjitha pyetjet)

Dje, situata u bë edhe më gëluese dhe e ashpër se zakonisht në shtëpinë e “BBVA 3”, pasi u zhvillua loja me pyetje, në të cilat, banorët i drejtonin pyetje njëri-tjetrit në mënyrë anonime. Romeos iu shtrua ndër të tjera pyetja nëse mendon se është bërë i famshëm prej lidhjes me Jonida Maliqin. Duhet theksuar se disa pyetje ishin thjesht të tepruara dhe komplet pa takt. Nisur nga kjo, Donald Veshaj ka bërë një reagim në Instastory:

“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “BBVA 3” qenka super. Gëzojnë disa sikur u kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë të rreme që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre dhe ka të tjerë që vdesin të shajnë me adresa ‘fake’”, u shpreh Donaldi.

Ai ceku edhe krahasimet që shpesh u bëjnë binjakëve në lojën e tyre (që ishte dhe një ndër pyetjet drejtuar Romeos).

“P.S.: Romeo nuk është as më i mirë, as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë! Por, faleminderit që më kujtoni, sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë”, përfundoi Donaldi, duke i bërë tag të vëllait.

Tani, e dimë që nuk do të ikësh nga ky artikull dhe je kurioz/e për disa nga pyetjet që u bënë në mënyrë sekrete, ndaj ja ku i ke:

Pyetjet për Romeon:

“Çfarë mendon se do të të thotë vajza që ke lënë jashtë kur të dalësh?”

“Pse zgjodhe të luash më keq se Donaldi?”

“A është lidhja një strategji e jotja dhe meqë Rikja s’ta vari, shkove te Heidi?”
“A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”

“A të vjen keq që Graciano nxori versionin tënd të vërtetë?”

“Tani që iku Elvisi, mos po mundohesh të afrosh Françeskën që ta zëvendësojë?”

Pyetjet për Ilnisën:

“A e do Meritonin?”

“A do të të vinte keq që të mos shkoje në finale, me gjithë këto gjëra negative që ke krijuar?”

“A do të bësh seks për të shkuar deri në finale?”

“Mos ke frikë nga nominimi dhe po i merr me të mira vajzat nga sherret që bën në përgjithësi?”

Pyetjet për Eglën:

“A je nervoze se të mungon alkooli?”

“A mendon se je ende mendërisht e aftë për të vazhduar lojën?”

Pyetja për Ledjonën:

“A të komplekson origjina nga fshati?”

Pyetja për Heidin:

“A është loja jote me Romeon e njëjtë me Massimilliano-n në “Grande Fratello”?

Pyetja për Eriolën:

“Kush të merr ty për shtëpi?”

Pyetja për Rozën:

“E nise me vrull dhe i mbarove fishekët. Çfarë ndodhi?”

Pyetja drejtuar Bardhit:

E kupton sa tr*p po del me Sarën? Kur do flasësh?

Pyetja për Fationin:

“A pëlqen Artën apo Vesën?”

Pyetja për Gracianon:

“Pse mendon se të martën e ardhshme do të dalësh nga shtëpia?”

Pyetja për Artën:

“Pse po zgjedh ta bësh lojën tënde në heshtje? A mendon se shoqëria me Vesën po të penalizon?”

Pyetja për Endrikun:

“A mendon vërtet se banorët të shohin si ish-in e Sarës, apo e ke kartë viktimizimi?”

Pyetja për Françeskën:

“Pse i je afruar Heidit, apo për ta ndarë nga Romeon?”

Pyetja për Riken:

“Pse nuk doje që Romeo dhe Heidi të ishin “Romeo dhe Zhuljeta”?

Pyetja për Julin:

“Pse e mban mirë me Romeon? A ke frikë apo do të të çojë në finale?”

Pyetja për Albin:

“Pse je pa këllqe?”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME