Categories Lajme

Qeveria përcakton kushtet për subjektet me aktivitet agroturizmin

Në mbledhjen e ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar disa rregulla të reja për subjektet që regjistrohen me aktivitet ekonomik agroturizmin.

Sipas VKM-së, agroturizmi, si formë e veçantë e turizmit rural, është i orientuar drejt përdorimit të burimeve lokale të turizmit dhe ka si synim nxitjen e modeleve alternative të zhvillimit të produkteve turistike, nxitjen e prodhimit bujqësor/blegtoral, zhvillimin e zonave rurale si dhe krijimin e një tregu të ri për produktet bujqësore/blegtorale. Ai duhet të ofrojë njëkohësisht zotërimin e një ferme bujqësore/blegtorale, shërbimin e akomodimit, të ushqimit dhe të aktiviteteve rekreative. Si veprimtari, duhet të zhvillohet minimalisht në një nga fermat e mëposhtme: fermat bujqësore, të cilat kanë të paktën 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore; ferma blegtorale, të cilat mbarështojnë, të paktën, 10 krerë gjedhë ose 100 krerë dele/dhi ose 200 krerë shpendë; njësitë agrikulturore, të cilat kanë si aktivitet përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës .

Struktura/objekti akomodues, në funksion të agroturizmit, duhet të ofrojë një kapacitet akomodimi nga 6 deri në 30 dhoma. Kurse sruktura/objekti, ku ofrohet ushqim dhe pije, duhet të ketë 6 deri në 60 tavolina. Ushqimi dhe pijet e ofruara në këto struktura duhet të jenë: jo më pak se 30% të sasisë së tyre me origjinë nga ferma; jo më pak se 40 % të sasisë së tyre, me origjinë lokale, brenda territorit të bashkisë ku ushtrohet veprimtaria e agroturizmit; jo më shumë se 30% e sasisë së tyre me origjinë tjetër.

Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME