Categories Lajme

Sandër Lleshaj nuk është mjaftuar me përgënjeshtrimin që institucioni që ai drejton i bëri PD

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk është mjaftuar me përgënjeshtrimin që institucioni që ai drejton i bëri Patisë Demokratike në lidhje me akuzat për tenderin për uniformat e reja të Policisë së Shtetit të cilin selia blu e quajti ‘aferë korruptive’.

Nr 1 i Ministrisë së Brendshme reagoi përmes një postimi ne rrjetin social Facebook ku paralajmëron se do ta çojë në Gjykatë PD-në për këtë çështje,  ndërsa shumën financiare që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do ta çojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë.

Postimi i plotë i Ministrit Lleshaj ne FB:

Drejtuesit e PD-së vuajnë një krizë të thellë. Ata besojnë sinqerisht se kushdo që ka një pushtet vjedh, pasi ata vetë kanë vjedhur sa herë kanë patur një mundësi për ta bërë këtë. Në vijim të kësaj logjike mjerane, përmes një deklarate dje, ata kanë parashikuar një vjedhje që do të ndodhë në të ardhmen, kur të përzgjidhet fituesi i një procedure prokurimi për uniformat e Policisë së Shtetit.

Duke hedhur poshtë me neveri gënjeshtrat e turpshme që mbajnë logon e PD-së, më mbetet t’ju them autorëve të tyre:

1) Sandër Lleshaj nuk i përket farës tuaj.

2) Sandër Lleshaj ka dhe do të ketë vetëm një pasuri në jetën e tij: Nderin e tij, të familjes, të të parëve të tij dhe të Atdheut të tij.

3) Sado të ëndërroni, Sandër Lleshajn nuk do ta keni kurrë të ngjashëm me ju, as në vjedhje, as në vrasje dhe as në turpe të tjera.

Mund të duket naivitet nxitimi juaj për të parashikuar një vjedhje në të ardhmen. Por, në të vërtetë, kjo është një përpjekje djallëzore për të ndërhyrë dhe ndikuar në një procedure publike dhe të hapur ndërkombëtare.

Dhe, pa dashur të parashikoj të ardhmen, më duhet të garantoj drejtuesit e PD, se:

1) Vjedhja e dëshiruar dëshpërimisht prej jush nuk do të ndodhë.

2) Tentativa juaj për të ndërhyrë në procesin e prokurimit të uniformave të Policisë së Shtetit nuk do të ketë sukses.

3) PD do të duhet të mbrojë përpara një gjykate poshtërsitë me të cilat ka ndotur opinionin publik.

4) Çdo shumë financiare, që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do të shkojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë. Përsundon Ministri Lleshaj postimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME