Categories Politike

Rama-deputetëve: Takoni të lëkundurit, çfarë doni më nga PS-ja! Opozita?

Edi Rama u kërkoi deputetëve socialistë që të zbresin në bazë dhe të takojnë qytetarët, sidomos të zhgënjyerit dhe të lëkundurit. Opozitën e cilësoi një humbëse kronike. “Shumica e shqiptarëve tanimë bazuar në normën e re të listave të hapura do të jetë më e gjerë. Unë nuk do të them asnjë fjalë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të shohim te ata, aq më pak kërkojmë nga vetja, sa më shumë flasim për ata, aq më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë. Ata janë humbës kronikë. Më mirë se cdo gjë dinë të gjejnë rrugën e humbjes.

Ata janë një fatkeqësi, jo thjesht për veten, por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shumë dhe më shpejt dhe nuk stimulojmë opinionin publik të mprehë këndvështrimin mbi të gjithë ne. Duhet të shohim te lëkundja e disave, pritshmëria e papërmbushur, te zhgënjimi dhe e disave brenda familjes sonë të madhe në territorin që mbulon gjithë partia socialiste për t’i arritur, prekur dhe kuptuar këto ndjesi. Nuk duhet të shikojmë jashtë nesh, por brenda, jo rrotull njëri tjetrit, por te vetja.

Më lejoni të bëj një kopjac të vogël, ‘duhet të pyesim jo cdo bëjë PS-ja për mua, por unë për PS-në’. Nuk kemi më kohë, përballja me gjykimin e popullit është nesër. As kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk kemi. Cfarë mund të kërkoni më ju nga PS-ja, që t’i bëni hyzmet pa u lodhur.

Cfarë mund të kërkoni tjetër ju, për t’iu përgjigjur njerëzve që kanë nevojë t’ua qani hallin edhe kur nuk ua zgjidhni. Cfarë mund të kërkoni pas 7 vitesh apo disa prej 3 vitesh për të bërë 7 herë më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi. Ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni nga vetja, llogari vetes. Jam po unë ai që i neveris ata që deputetët i barazojnë me të keqen” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME