Categories Lajme

Rama e përjashtoi nga PS, SHBA: Jemi krenar për partneritetin me Lelin, le të ëndërrojmë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, së fundmi ka shpërndarë një postim të bërë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ambasada e SHBA shkruan se janë shumë krenar me partneritetin me Bashkinë e Vlorës. Ata kanë falënderuar Dritan Lelin për mbështetjen, ndërsa shtojnë se duhet fuqi për rinin në 30 vitet e ardhshme.

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!” thuhet në postimin e bërë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndërkohë dy ditë më parë Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shkruante se është e rëndësishme që mirënjohja të kujtohet. “Është e rëndësishme që mirënjohja të kujtohet, jo vetëm në data të caktuara, dhe jam i sigurt që me marrëdhënien që kemi ndërtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falenderimet nuk shkojnë vetëm në përvjetorë, si sot që bëhen 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Prej thuajse 20 vitesh, nga tre Këndet Amerikane që ndodhen në Shqipëri, njëri është në Vlorë, në bibliotekën e qytetit. Ambasada Amerikane kujdeset çdo vit ta pasurojë @AmericanCornerVlora me gjithë ç’u nevojitet të rinjve, për t’u zhvilluar në pikëpamjen kulturore dhe teknologjike, dy armë që koha kërkon t’i pasurosh çdo ditë. Çfarë më shumë se nxitja dhe krijimi i mundësive për t’u bërë profesionistë e të pavarur do t’iu duhej të rinjve? Vendi që na ka mësuar të ëndërrojmë, e ka mundësuar këtë hap të zhvillimit prandaj këto janë data që duhet t’i njohin të gjithë. Gëzuar përvjetorin” shkruante Leli.

Kujtojmë se së fundmi për Dritan Lelin, “ujërat” në politikë kanë qenë të trazuara, për shkak se ai u përjashtua nga radhët e Partisë Socialist për shkak se ai refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, kur mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME