Categories Lajme, Turizëm

Rama: Në 1 qershor plazhet hapen për hotelet, pas datës 10 për të gjithë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe më pas nga 10 qershori për të gjithë pa përjashtim”. “Në 1 qershor do të hapen kufijtë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë në Dhërmi që i kishte ngritur e përzënë Policia e Shtetit. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet. Nuk ka asnjë vend që i ka hapur plazhet. Pse kur ne bëjmë të njëjtën gjë hidhen përpjetë më shpejt dhe më lart ata që kur janë jashtë shtetit nuk bëjnë as gëk as mëk”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “këtë javë ne mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve, ku për shkak se jemi në këtë situatë parimin e ‘ranës së xanun’ me çadra dhe shezlongë do ta ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Greqia ka vendosur t’i hap plazhet në korrik, të tjerë nuk kanë vendosur ende”, tha Rama. Kryeministri informoi po ashtu se “këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues i plazheve për subjektet private”.

“Ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’i kalojnë bashkive si gjithmonë. Asnjë kontratë e mëparshme nuk do të njihet nëse nuk konfirmohet nga ky autoritet licencues dhe asnjë kontratë e re nuk do të lidhet nga bashkitë pa miratimin paraprakisht të këtij autoriteti licencues”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ne duam që hoteleria shqiptare të punojë me fuqi të plota dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme, padrejtësisht me ofertën e shërbimit për plazh”. “Ne duam që shqiptarët që duan të shkojnë në plazhe publike ta kenë këtë mundësi dhe askush të mos u vër taksën e të fortit apo të faktit të kryer. Duam që ky sezon të mos jetë i pamundur për sektorin, por njëkohësisht të mos na e bëjë të pamundur përballimin e  armikut të padukshëm”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME