Categories Lajme

Rama nga Nivica: Programi i PD-së për bujqësinë, një menu imagjinare që do mbetet si pjatat bosh…

“Programi i PD është një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për t’i bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej te “Lulëkuqet mbi mur””, deklaroi sot kryeministri Edi Rama lidhur me programin e PD për bujqësinë, ku kanë deklaruar një shifër prej 100 milionë euro mbështetje. Nga Nivica, Rama tha se “po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetin që ne kemi arritur të thithim falë mirë organizimit tonë nga programet europiane, shkojmë pak a shumë në të njëjtat shifra”.

“ Shqipëria reale, Shqipëria e njerëzve të punës është shumë më e madhe se sa Shqipëria virtuale dhe e njerëzve të llafeve dhe të pjatave bosh në gjumë, prandaj është një program që mbetet njësoj si ato pjatat bosh që nuk do të shfaqen kurrë në asnjë tavolinë”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit. Sa i përket shfrytëzimit të pasurive natyrore, Rama tha se “ne jo vetëm që nuk i kemi shfrytëzuar këto pasuri natyrore, por për shumë vite i kemi keqshfrytëzuar. Këto 7 vite e pak përpjekjesh, kanë qenë përpjekje të 2-3 fishta në raport me produktin për shkak se është dashur në vijimësi të prishim çfarë është bërë gabim dhe çfarë është bërë keq sic ndodhë me kalanë e Ali Pashës. Një asset fantastik që asnjë vend nuk do ia kishte lejuar vetes që ta abontonte dhe ta linte të abuzuar dhe të keqshfrytëzuar”.

“Por ajo që është sot e qartë dhe e prekshme është se faza embrionale e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe e një ekonomie që do të fuqizohet vijimësisht përmes pikërisht përmes shfrytëzimit të kësaj pasurie, ka filluar të jap ato shenjat e para. Janë sot që flasim 11 shtëpi të rindërtuara, janë 6 kërkesa për projekte të reja agroturizmi dhe janë edhe 27 kërkesa të tjera në bashkinë e Tepelenës për ndërtime të tjera. Në një vend ku deri dje ta falnin shtëpinë për të mos e lënë të zhdukej fare, ose mund ta blije për një copë bukë, sot është bërë pothuajse se e pamundur që të blesh një shtëpi një rrënojë të një shtëpie pasi të gjithë i kanë sytë tek e ardhmja dhe emigrantët që po kthehen këtu”, tha Rama. Më tej, Rama u ndal edhe në impaktin që ka krijuar programi Kombëtar “100 Fshatrat”, ku ka ngjallur interesin jo vetëm të emigrantëve për t’u rikthyer dhe për të investuar, por edhe të investitorëve të huaj.

“Shenjat e para janë të qarta dhe të prekshme. Unë jam i bindur që në këtë dekadë ku kemi hyrë do të jetë një zhvillim eksponencial në këtë drejtim sepse ne kemi zhvilluar një projekt vizionar infrastrukture për gjithë këtë zonë dhe faktikisht Tepelena së bashku me pjesën sipër është bërë nga një xhep fallso ku nuk kthehej njeri, por të gjithë iknin anash dhe ata që ishin këtu më shumë iknin se rrinin, ndërkohë që ata që vinin ishin ata që vinin për të vizituar të afërm, në një qendër graviteti të një zhvillimi që praktikisht përmes infrastrukturës bashkon të gjitha pikat brenda një perimetri që prek Gjirokastrën, Përmetin, Vlorën dhe Himarën”, theksoi Kryeministri, duke shtuar se “me mbarimin e rrugës të Borshit e të Himarës, Qeparo-Borsh, aty del nga Nivica lart, aty janë vetëm 40 minuta për të qenë në plazh, për të qenë në mal”. “Në Nivicë është një investim fantastik për nga koncepti, qasja krejtësisht ekologjike e një grupi investitorësh suedezë që duan të bëjnë në Nivicë një stacion të turizmit më elitar, një turizmi shumë të shtrenjtë për njerëz të pasur që do vijnë këtu dhe do bëhen pjesë e një komuniteti”, theksoi Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME