Categories Lajme

Rama: Nuk do të gjobiten qytetarët që shkelën afatin 90-ditor në Greqi

Qytetarët shqiptarë që kanë shkelur afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi nuk do të penalizohen.Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ashtu siç e kishte deklaruar, është rënë dakord me homologun grek për të mos i penalizuar qytetarët shqiptarë, që për shkak të masave shtrënguese të ndërmarra në këtë situatë, kanë kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi.

“Më vjen shumë mirë që është realizuar zotimi që kam marrë para jush, që nuk do të gjobiten ata që kishin kaluar 90-ditëshin në Greqi dhe nuk janë gjobitur. Mund të ketë ndonjë rast sporadik, por masivisht nuk janë gjobitur. Ishte fjala e dhënë dhe e mbajtur nga miku im, kryeministri i Greqisë“, u shpreh Kryeministri.

Rama po ashtu informoi se autobusët e punonjësve sezonalë në Greqi kanë filluar të shkojnë. Kjo, sipas tij, bën të mundur që këta qytetarë të mos goditen në punën e tyre dhe në të ardhurat e tyre në këtë pjesë të kohës, kur ata punojnë në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME