Categories Lajme

Rama shpjegon pse nuk hapen të shtunat dhe të dielat

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë për qytetarët pse e shtuna dhe e diela kanë qenë me kufizime ndërkohë që fashat orare janë hequr dhe janë zgjeruar në disa zona. Rama tha se këto dy ditë kanë nivelet më të larta të ekspozimit për qytetarët duke rritur rrezikshmërinë e përhapjes së pandemise.  “Dëgjoj shumë komente dhe komentatorë që më mallkojnë për fashën orare. Dinamika e kësaj lufte e cila do jetë gjithmonë e më shumë betejë varet nga niveli i ekspozimit ndaj virusit. Faza dy nisi me lehtësime në zona dhe fasha të ndryshme. Ashtu si tani me fashën e zgjeruar, dita e shtunë dhe e dielë kanë rrezik ekspozimi nëse lejohet qarkullimi i makinave dhe derdhja në rrugë.

Nuk është virusi që del me orare por jemi ne që duhet të mbrohemi që të hapemi me kujdes. Unë e kam ditur dhe iua kam thënë që në fillim se çfarë lufte nervash do ishte kjo. Nëse dikush e hedh ujin përpjetë duke thënë se kjo ishte kot, e vërteta është se pikërisht se ne bëmë atë që bëmë nuk patëm humbje të mëdha. Shteti që njihet si vendi me sistemin shëndetësor në SHBA është ende i mbyllur dhe ka numëruar plot 6000 të vdekur. Kjo pasi nuk bëri atë që ndjekësit e kësaj faqje e quajnë komplot që të mos harxhohen lekët për pensione”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME