Categories Lajme

Rama:S’jam i kënaqur, por mos harrojmë ç’kemi hequr këto kohë të mallkuara

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon disa prej sfidave të qeverisë së tij , duke nisur nga tërmeti i 26 nëntorit e deri tek pandemia. Ai thotë se shumë persona mund të jenë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e mandatit të dytë, por thekson se paga minimale është rritur me një të tretën, bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shumë më mirë dhe taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero.

Më tej, Rama shprehet se ka ende punë për të bërë, duke kërkuar mandatin e tretë për të vazhduar projektet e nisura.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë. As unë s’jam i kënaqur, jo sot, por asnjëherë! Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë kaq të mallkuara. Paga minimale është rritur me një të tretën, plot 36% që nga fillimi i punës nën drejtimin tonë. Bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shumë më mirë. Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero.

Kantieret e ndërtimit janë më të shumtë se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë. Nga ky janar paga minimale sapo u rrit me 15%. Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë të regjistruar.  Pavarësisht krizave reale dhe të thella nga tërmeti deri te pandemia dhe pengesave artificiale e të shumta nga politika.

Ne kemi vazhduar të shkojmë përpara. Për të gjithë ata që duan të punojnë, jo të flenë apo të shikojnë me sy hapur ëndrra që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë se njëherë, nuk ka kohë për pushim”, tha Rama./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME