Categories Lajme

Transportonte emigrantë,kapet 25-vjeçari

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale F.H pasi akuzohet se transportonte emigrantë të paligjshëm nga Tirana përmes Kukësit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ai u kap duke transportuar dy emigrantë me një makinë të cilën e kishte marrë me qira. Policia njofton se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij A. B., 19 vjeç.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Tashmë në lidhje me këtë ngjarje, materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: G oditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të g oditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë  k riminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për T rafiqet, bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin : F. H., 25 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.  Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari k riminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën p enale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME