Patate e fërguara mund t’i përgatitni në kushte shtëpie, dhe janë shumë më të shijshme se ato të blera.
Përbërësit e nevojshëm:
patate
kripë
vaj gatimi
Mënyra e përgatitjes:
Hiqni lëvorën e patateve dhe preni ato në copa. Mbani vazhdimisht në një enë me ujë, kështu që patatet nuk do të nxihen. Ngroheni ujin e kriposur. Para se të filloj të vloj uji shtoni patatet brenda. Zieni ato për rreth 5 minuta derisa të zbutet. Pastaj largoni nga zjarri dhe kulloni nga uji, pastaj futni në frigorifer të qëndrojnë për rreth 30 minuta.
Pastaj patatet e ftohta i vendosni direkt në vaj të ngrohtë. Fillimisht fërgoni ato në temperaturë të mesme që të jenë të pjekura edhe në mes, pastaj rrriteni temperaturën që të jenë “crunchy”.