Ëmbëlsirën tuaj të preferuar Shije kurrsesi s’mund ta linte pa e sjellë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Nëse ndiqni hapat më poshtë, shija mbresëlënëse është e garantuar.
Përbërësit e nevojshëm:
6 vezë
150 gr sheqer
400 gr krem djathi
2 lugë nescafe
1 filxhan qumësht
Biskota
Mënyra e përgatitjes:
Në një enë kombinoni të verdhat e vezëve dhe sheqerin. Trazojini mirë dhe shtoni kremin e djathit. Ndërkohë rrihni të bardhat e vezëve dhe në fund bashkoni të dyja masat. Në një filxhan me pak ujë shtoni Nescafe dhe një lugë sheqer. Trazojini mirë dhe më pas e kaloni në një enë. I shtoni qumështin.
Merrni një tavë mesatare ku do të përgatisni tiramisunë. Vendosni një shtresë nga kremi që përgatitët dhe sipër rradhisni biskotat, pasi i keni lyer më parë me nescafe. Veproni kështu dy herë. Sipër e spërkasni me Nescafe dhe e lini në frigorifer përreth 4-5 orë. Më pas e nxirrni dhe është koha për ta shijuar.
