Categories Kuzhina

Spinaqi i pjekur në furrë!

Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë.

Nevojiten:

– ½ kg spinaq;
– 1 – 3 tufa qepë të reja;
– 200 ml qumësht;
– 1 lugë ajkë e thartë;
– 200 gr djathë;
– 3 – 4 thelpinj hudhre;
– 3 vezë;
– vaj;
– kripë;
– piper;
– erëza;
– pak kaçkavall.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e re të grirë dhe shtoni thelpinjtë e grirë të hudhrës dhe spinaqin e grirë. Fërgoni derisa të avullojë lëngu. Hiqeni nga shporeti dhe shtoi pak erëza, kripë dhe piper. Djathin thërrmojeni me pirunë dhe shtoni ajkën dhe qumështin.

Kur spinaqi pak të ftohet shtoni djathin me vezë dhe përzieni. Tavën lyeni me vaj dhe pastaj qiteni spinaqin.

Qitni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqen rreth35 minuta në 200 gradë Celsius, nëse ka nevojë edhe më gjatë derisa të avullojë lëngu. Para se të piqet në mes qiteni një vezë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME