Categories Lajme

Reforma zgjedhore/ Shehi: Do kapërdij çdo lloj sistemi, mjaft të kemi zgjedhje në pranverë

Kryetari i LZHK-së dhe ish deputeti i Opozitës Dashamir Shehi, gjatë një tryeze diskutimi për ndryshimin e Refromës Zgjedhore, u shpreh se duhet të ndryshojë sistemi, ndërkohë që shtoi se është për një sistem propocional kombëtar. Sipas tij, nëse shkojmë në zgjedhje në pranverë do të kapërdinte çdo lloj sistemi dhe më pas të implementohen ndryshime që garantojnë një proces të drejtë. “Nëse zgjedhjet do të bëhen me 2021, do bëhen sipas tempit normal, nuk ka kuptim të bëhen me këtë sistem që po implementojmë. Shqipëria duhet të këtë kurajo të ndryshojë sistemin. Nëse zgjedhjet bëhen në pranverë, do ta pranoj këtë gjysmë marrëveshje. Sistemin duhet të ndryshohet nëse zgjedhjet bëhen në 2021. 18 muaj janë një kohë e mjaftueshme që të hyjnë lojtarë të rinj në fushë.

 Shqipëria ka nevojë për sistem të ri elektoral që ta bashkojë Shqipërinë. Ky që është sot e ndan Shqipërinë. Ne krijojmë ndarje këtu në një vend fare të vogël. Na duhet një sistem propocional kombëtar. Shqipëria ka nevojë që të unifikohet. Unë jam për propocional kombëtar. Unë jam për sistemin e drejtë. Nëse do të kemi shans që të bëhen zgjedhjet në pranverë, do të kapërdija çdo lloj sistemi. Nëse ne do të votojmë në 2021 ne duhet të ndryshojmë sistemin”, u shpreh Shehi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME