Categories Sport

Futbolli në zi, shuhet legjenda e përfaqësueses së Gjermanisë

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-portieri i Gjermanisë Perëndimore, Hans Tilkowski. Tilkowski u i njohur në arenën ndërkombëtare në Kupën e Botës së vitit 1966 kur gjermano-perëndimorët u mundën në mënyrë të diskutueshme nga Angli 4-2 për shkak të “golit të dytë fantazmë” të Geoff Hurst.Vdekja e ish-futbollistit të Dortmundit ka trishtuar futbollin gjerman. “Me Hans Tilkowski, futbolli gjerman ka humbur një sportist i cili ishte vlerësuar shumë ndërkombëtarisht,” tha presidenti i Borussia Dortmund, Dr Reinhard Rauball. “Ai shkroi historinë e futbollit gjerman kur Borusia Dortmundi u bë ekipi i parë gjerman që fitoi një trofe europian kur mundi në finalen e Kupës së Kupave Liverpulin në vitin 1966. Tilkovski luajti një rol përcaktues në atë takim dhe në ndeshjet paraardhëse.

Familja e Borusia Dortmundit vajton humbjen e këtij njeriu të mrekullueshëm dhe i shprehim ngushëllimet familjes së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Vestfalia. Tilkowski u shpall “Lojtari gjerman më i mirë i vitit 1965”. Ai luajti për 10 vite si portieri i Gjermanisë Perëndimore. Gjithashtu Tilkowski vazhdoi karrierën si trajner duke menaxhuar klube të njohura si: Werder Bremen, 1860 München, Nürnberg, Saarbrucken dhe AEK Athinë në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME