Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shkuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori Blendi Fevziu. Në nisje të emisionit, Fevziu tha se ish-kryeministri nuk ka mundur të shkojë për shkak të axhendës së ngjeshur.
Por sipas tij, Berisha do të jetë i pranishëm në një nga puntatat e ardhshme. Nuk dihet nëse kjo është arsyeja e vërtetë e mungesës së Berishës në studio, por kjo ka bërë që Fevziu të ndryshojë temën e emisionit.
