Categories Showbiz

Të famshmit që ndërruan jetë në mënyrë sho.kuese dhe mi.ste.rioze

Ndërruan jetë në mënyrë natyrale apo komplot? Kurrë nuk është njohur arsyeja e vërtetë kur ndërruan jetë këta personazhe shumë të famshëm E pabesueshme, shokuese dhe e habitshme. Kështu mund të përshkruhen shuarja e disa prej VIP-ave përgjatë historisë. Versioni zyrtar ekziston, por teoritë surrealiste vazhdojnë të ushqehen me fakte shumë vite pas shuarjes së tyre. Pse? Sepse kanë qenë shumë të famshëm dhe sepse vdekja e tyre e papritur ka qenë e lidhur me situata ekstreme.

Diana, Princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed Paparacët që i ndoqën u fajësuan për vdekjen e tyre, por Mohamed Al-Fayed tha se vdekja e të dyve ishte një komplot kundër princeshës së Uellsit.

Jeff Buckley Ai dyshohet se hyri në lumin Wolf i veshur, sipas mikut të tij Keith Fonti i cili ishte me të. Trupi i tij u gjet pesë ditë më vonë

Bruce Lee Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm, por teoritë tregojnë për një vrasje.

Elvis Presley Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis. Teoritë tregojnë për vetëvrasje për shkak të numrit të sëmundjeve të pësuara.

Marilyn Monroe Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit e saj raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.

Brandon Lee Djali i Bruce Lee vdiq gjatë filmimit të ‘The Crow’ pasi Michael Masee e qëlloi atë. Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.

Michael Jackson Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit.

George Reeves Shkaku zyrtar i vdekjes së tij është vetëvrasja, por shumë teori e konsiderojnë vdekjen aksidentale.

David Carradine Ai u gjet në dhomën e tij të hotelit i varur. Versioni zyrtar flet për vetëvrasje, por teoritë tregojnë për një aksident erotik.

Amy Winehouse Autopsia tregoi një mbidozë dhe një konsum të tepruar të alkoolit, por artistja e re po rehabilitohej, kështu që vdekja e saj është ende e mbështjellë me një atmosferë misterioze.

Jimi Hendrix Ai vdiq i asfiksuar nga të vjellat e tij, por ish-asistenti i tij James Tappy Wright që në vitin 2009 tha se ai u vra nga menaxheri i tij Michal Jeffery kur ndaloi së punuari me të.

Kurt Cobain Këngëtari i Nirvanës bëri vetëvrasje me një të shtënë në kokë, por detektivi privat Tom Grant, i punësuar nga Courtney Love, tregon për një vrasje.

Brittany Murphy Ajo vdiq nga pneumonia dhe, muaj më vonë, burri i saj u gjet gjithashtu i vdekur. Pas disa analizave mjedisore të shtëpisë dhe trupit të aktores u gjetën disa metale helmuese. Nuk dihet nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.

Heath Ledger Ai vdiq nga një dehje si pasojë e kombinimit të gjashtë barnave, por kurrë nuk u bë e ditur se kush e kishte përshkruar këtë grup ilaçesh.

Tupac Shakur Ai mori disa të shtëna nga një makinë dhe ende nuk dihet se kush e vrau. Shenjat tregojnë për luftën e bandës.

John F. Kennedy Një snajper e goditi atë me tre të shtëna. Thuhet se ishte Lee Harvey por ka ende disa detaje që nuk përputhen. James Dean Ai ishte i vetmi prej atyre të përfshirë në aksident që u lëndua, të tjerët mbetën të padëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME