Categories Sport

Renditja: Hysaj është shqiptari “i artë”, por vlera e tij pëson rënie

Është ende Elseid Hysaj shqiptari më i shtrenjtë në qarkullim, ndër gjithë futbollistët anembanë botës. Faqja e specializuar e vlerësimit të lojtarëve në treg, transfermarkt.de, përditëson çdo 3-6 muaj vlerën e çdo futbollisti në treg, duke u bazuar te kritere të ndryshëm: mosha, ecuria, kampionati ku luan, minutazhi, rëndësia e lojtarit për ekipin e vet, etj. Natyrisht, vlerat nuk janë 100% korrekte, sepse shpesh çmimi i një futbollisti ndryshon në mënyrë drastike krahasuar me vlerësimin online, por gjithsesi çmimi i caktuar nga transfermarkt.de është një tregues i mirë mbi vlerën e lojtarëve dhe shumë klube janë mjaft të kujdesshëm, duke bërë një kërkim edhe në këtë drejtim.

Hysaj, pas vlerësimit të pak ditëve më parë, vlen 23 milionë euro, duke humbur 2 milionë euro në krahasim me vlerësimin e mëparshëm. Këtu ndikon natyrisht rendimenti me luhatje i mbrojtësit kuqezi, i cili te Napoli nuk është më një pikë kyçe, si në të shkuarën. Në rang global Hysaj është lojtari i 312-të më i shtrenjtë, ndërsa i 59-ti në Serinë A.

Gjithsesi, Hysaj mbetet “mbreti” i gjithë futbollistëve shqiptarë, sepse i vetmi futbollist që e konkurron, Thomas Strakosha, është “betonuar” te shifra e 20 milionë eurove. Portieri kuqezi është në një moshë mjaft të re dhe kjo përbën avantazh të madh, me vlerën që mund të rritet në të ardhmen. Strakosha është aktualisht i 16-ti në renditjen e portierëve më të shtrenjtë në planet. Të tjerët janë shumë larg, sepse Etrit Berisha kompleton podiumin me 5 milionë euro, ndërsa Taulant Xhaka e ndjek me 3 milionë euro. Berat Gjimshiti ka pasur një ecuri të mirë këtë sezon dhe vlera e tij ka shkuar në 1.5 milionë euro, ndërsa vijon rënia konstante e Bekim Balajt, i cili prej një viti e gjysmë ka humbur vlerë në treg, për shkak të dëmtimeve të shumta.

Nga të rinjtë, në vlerësimin e radhës pritet të pësojnë rritje të jashtëzakonshme Uzuni dhe Ndoj, protagonistë të mëdhenj me ekipet përkatës në pjesën e parë të sezonit. Uzuni vlente 450 mijë euro në fillim të sezonit dhe Ndoj 600 mijë euro: nuk është çudi që çmimi i tyre të dyfishohet. KOSOVA – Për sa u përket futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, futbollisti më i shtrenjtë mbetet Valon Berisha. Mesfushori i Lazio-s vlen 7.5 milionë euro, por vlera e tij është në rënie, për shkak se ka luajtur shumë pak te Lazio. Rritje fantastike për Arbër Zenelin, i cili tashmë vlen 6 milionë euro, duke qenë i dyti në renditjen e Kosovës, me Milot Rashicën pas tij. Ky i fundit ka zbritur në renditje dhe në vlerë, sepse në verë vlente 7 milionë euro, ndërsa tani vlen vetëm 4.5 milionë, natyrisht për faktin se nuk po arrin të bëhet lojtar i rëndësishëm te Werder.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME