Categories Lajme

Reshje shiu dhe dëbore, si do të jetë moti javën e ardhshme

Kjo javë u mbyll me temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëborë në disa zona malore të vendit. Edhe javën e ardhshme, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se acari do të vijojë.

Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë në javën që vjen.

Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale.

Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

Edhe Instituti i Gjeoshkencave thotë se të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 12 °C, në vendet e ulëta: -2 / 10 °C dhe në vendet malore: -8 / 4 °C. Të hënën era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME