Categories Kulture

Restaurim kishave të rralla të Himarës (Foto)

Kjo Krishtlindje i gjeti një pjesë të mirë të kishave të Himarës në proces restaurimi, si dhe me ndërtime kishash të reja. Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “nuk ka urim më të bukur për Himarën tonë këtë Krishtlindje ku kemi lajme të mira me ndërtime kishash të reja, restaurime të disa kishave të rralla, rrugëve dhe mureve rrethuese të kishave dhe manastireve”. Sipas tij, kjo është dhurata më e bukur për ortodoksët e Himarës.

“Kishat të cilat i janë nënshtruar procesit të restaurimit në Himarë janë Kisha e Shën Thanasit nga Qeveria Shqiptare në Dhërmi, Kisha e Shën Spiridhonit, Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë-Fshat, Kisha e Shën Ilias në Dhërmi ndërtuar nga Komuniteti Dhërmias, Kisha e Shën Kozmait në Dhërmi, Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno, si dhe rindërtimi i mureve rrethuese në Dhërmi”, bën të ditur Goro.Kryetari Goro thekson se “këto foto nuk i postoj për të marrë merita apo lëvdata, por për të shpërndarë mirësi dhe urime me njëri-tjetrin që gëzime të tilla të kemi përherë mes nesh në Himarë”. “Është kjo që po bëjmë të gjithë bashkë sot në Himarën tonë të dashur, me bekimin e Kryepeshkopit tonë Anastasi që me mesazhet e tij të vyera, na dha një gëzim të madh në vizitën e tij të fundit në Himarën tonë, teksa erdhi për të parë nga afër përpjekjet tona të të gjithëve bashkë, për të rindërtuar Himarën e së Nesërmes”, tha Goro.

Ai falënderon komunitetin ortodoks të Himarës që po ndërton dhe ndihmon Kishat e Himarës si dhe Qeverinë shqiptare për të gjithë mbështetjen e treguar me vendosmëri dhe largpamësi për projektin e Rindërtimit të bashkisë Himarës. Himara është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Ajo është e mbushur plot me vizitorë dhe turistë, sidomos në sezonin e verës, pasi plazhet e saj janë nga më të veçantat në Shqipëri. Në këtë zonë, popullsia më e madhe i përket besimit ortodoks. Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojmë prej shekullit XI apo edhe më herët.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME