Në vjeshtën e vitit 2013,në parkun arkeologjik të Amantias gjatë gërmimeve arkeologjike që po kryeheshin nga projekti i Institutit të Arkeologjisë në të quajturin “Varri i Çifutit” varr monumental i shek. III p. Kr, aktet vandale të gërmuesve klandestin dëmtuan monumentin, duke rrëzuar edhe disa nga blloqet antik të muraturës së tij. Në kuadër të projektit “ Ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në nekropolin e Parkut Arkeologjik të Amantias”, D.R.K.K-Vlorë në partneritet me European Heritage Volunteers realizoi restaurimin e fasadës jugperëndimore të varrit monumental me anë të anastilozës. Gjithashtu, për të bërë një vlerësim për ndërhyrjet e mëtejshme në këtë monument të rëndësishëm, u krye pastrimi i strukturave të varrit dhe terrenit përreth tij nga vegjetacioni dhe dherat e lënë aty në gërmimet e vitit 2013. #VizitoniMonumenteteKulturës #VizitoniParkunArkeologjiktëAmantias #DRKKVlorë




