Categories Lajme

Reuters: 52% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Sipas një studimi, më shumë se gjysma e shqiptarëve do të dëshironte të shkonte në vende më të pasura me shkollim më të mirë.

Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se potenciali i migrimit është rritur nga 44% në vitin 2007, në 52% këtë vit.

Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milion shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale e vendit ballkanik, ka emigruar kryesisht në Italinë fqinje dhe Greqinë dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Studimi tregoi se motivet ekonomike ishin akoma faktori kryesor, dhe se tani preferohej Gjermania dhe SHBA.

Rreth 65,000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16. Shumica e tyre u refuzuan pasi vendi filloi të mirëpriste sirianët që iknin nga lufta në shtëpi. Gjermania ka mirëpritur mjekët dhe infermieret, gati të gjithë të diplomuarit e rinj.

Ndërsa kriza globale dhe ekonomike e vitit 2008 goditën ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë, 133.544 emigrantë shqiptarë u kthyen në atdhe.

“Të papunët, të pa kualifikuarit dhe të paarsimuar ishin emigrantë të mundshëm më parë. Tani janë të aftët, të arsimuarit me një punë dhe gjendje të mirë ekonomike që duan të emigrojnë,” – i tha Gedeshi Reuters-it.

“Ne gjithashtu kuptuam se arsyet ekonomike kishin rëndësi më të vogël tani, pasi njerëzit duan të emigrojnë për një arsimim më të mirë. Një pjesë dëshiron të largohet sepse nuk sheh asnjë të ardhme në Shqipëri, “ shtoi ai.

Duke pasur parasysh profilin në rritje të edukimit të migrantëve potencialë, studimi rekomandoi që Shqipëria të kërkonte marrëveshje për “migrimin e aftë të menaxhuar, gjithmonë duke pasur parasysh rreziqet e dështimit të trurit dhe aftësive”. 

“Duhet gjithashtu të bëhen përpjekje për të përmirësuar dhe zgjeruar strukturën e punësimit dhe mundësive të biznesit në Shqipëri, në mënyrë që më pak njerëz të jenë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe ta shohin migrimin si “rrugë të vetme të vetme”, shtoi a

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME