Categories Lajme

Rikthehen reshjet e shiut në vend, zonat e rrezikuara nga përmbytjet

Reshje intensive priten të nesërmen, e diel, sipas llogaritjeve të IGJEO-s, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe jug të territorit, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Përgjatë datave 26 deri 29 Dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe qytetarqt do të njoftohen për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Këtë pasdite priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës. Nesër priten reshje mesatare deri në intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, mesatare në qarkun e Lezhës dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat veriore dhe jugore të territorit Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 / 15 °C, në vendet e ulëta: 7 / 13 °C dhe në vendet malore: 3 / 10 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME