Categories Lajme

Rriten rastet e reja me Covid në Shqipëri, MSH: 2 humbje jete në 24 orë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 321 raste të reja me COVID nga 3435 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 2 pacientë, konkretisht një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç. Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.  Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME