Categories Lajme

Rishpërndahen fondet e buxhetit, më shumë para për rindertimin dhe bujqësinë

Ndryshimet në buxhetin e  vitit 2023 kanë hyrë në fuqi.Akti normativ  i miratuar nga qeveria është botuar në fletoren zyrtare, parashikon rritje të ardhurave  me 7.5 miliardë lekë duke arritur në total në  650.6 miliardë.

Rindërtimi është zëri që ka përfituar fondin më të madh duke arritur në 17 miliardë lekë nga 5 që ishte në fillim të këtij viti.Po ashtu  në ndryshimet buxhetore është parashikuar edhe fondi prej 3.2 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve që nisi në fillimi të muajit tetor.

Edhe për sektorin e bujqësisë janë parashikuar shtesë fondi. Nga ana tjetër janë ulur pritshmëritë për të ardhurat e pushtetit vendor me 1.1 miliardë lekë. Në total pritet që bashkitë të mbledhin 64.4 miliardë lekë nga 65.5 miliardë që ishte parashikimi fillestar.

Qeveria ka rritur çuar në 250 milionë lekë, nga 100 milionë fondin i parashikuar në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili përdoret për parafinancimin, bashkëfinancimin dhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të detyrimeve doganore për projektet me financim të huaj.

Në draft është parashikuar po ashtu   rritja e fondit rezerve për rastet e paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme me 300 mln leke duke e çuar në 3.8 miliardë lekë, fondin total.

Përformanca pozitive e buxhetit të këtij viti është ndikuar direkt edhe nga performanca pozitive e sektorit të energjisë elektrike.Gjatë këtij viti importi I energjisë rezulton se ka qenë në nivele minimale krahasuar me një vit më parë.

Treguesit fiskal të ministrisë së financave vijonë të jenë me rritje edhe si 9 mujor. Ministria e financave ka publikuar të dhënat fiskale të cilat tregojnë se të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë duke u rritur me 51 miliardë lekë në krahasim me nëj vit më parë.Më pak të ardhura janë mbledhur nga Tvsh në dogana që shpjegohet me rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME